Futboll
Rikthim sensacional i Barcelonës, tronditen Chelsea e Arsenali!
30.09.2015 16:37
Barcelona me vështirësi shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Bayer Leverkusenit, në takimin që u zhvillua në Camp Nou, ndeshje e xhiros së dytë e grupit E të Champions League...

Barcelona luajti pa sulmuesin më të mirë në botë, Lionel Messi, i cili është i lënduar, megjithatë, arkëtuan tri pikë të mëdha.
Në minutën e 22-të, Papadopoulos shënoi për Leverkusenin, por kjo epërsi e tyre mori fund në minutën e 80-të.
Katalunasit bënë rikthim sensacional në rezultat dhe në dhjetë minutat e fundit, kur shënuan fitore përmes futbollistëve Roberto (80') e Suarez (82').
Katalunasit e dominuan sfidën dhe ia arritën qëllimit. Barcelona kryeson me 4 pikë në grupin E.
Bayerni nga Munihu për 45 minutat e parë e kreu punën me Dinamon e Zagrebit. Dinamovitët fare nuk i bën ballë gjigantit gjerman, duke humbur me rezultat 5:0 në "Allianz - Arena".
Arian Ademi luajti titullar për Dinamon, por u dëshpëruan shumë nga kjo disfatë e thellë. Golat i realizuan: Costa (13'), Lewandowski (21' , 28' e 55'), Gotze (25').
Ademi në minutën e 81-të u ndëshkua me karton të verdhë. Roma shokoi me humbje në Borisov nga Bate e Bjellorusisë me rezultat 3:2.
Romakët në pjesën e parë nuk ishin askund, ku pësuan tri gola, por në pjesën e dytë nuk ia dolën ta shkrijnë disavantazhin.
Shkodran Mustafi bëri paraqitje të mirë në fanellën e Valencisë e cila trimfoi si mysafir me 1:0 kundër Lyonit.
Në minutën e 42-të, Feghouli realizoi për fitoren e Valencisë. Rrebesh gola në Emirates në takimin Arsenali dhe Olympiakosi, ku u shënuan gjithsej pesë gola.
Olympiakos me sulmuesin Pajtim Kasami befasuan me superlojë. Ndeshje dramatike deri në fund dhe që mbajti në ankth shikuesit.
Olympiakos fitoi me rezultat 3:2. Për Arsenalin shënuan: Walcott (35'), Sanchez (66') dhe për Olympiakosin: Pardo (33'), Ospina (40'-autogol) e Finnbogason (66').
Porto nga Portugalia tregoi lojë të fortë deri në fund dhe e mposhti me 2:1 kampionin anglez, Chelsea. Andre në minutën e 39-të dhe Maicon në atë të 52-tën shënuan për Porton dhe Willian 45+2' për Chelsean.
