Futboll

Man.Utd – Wolsfburg live në TVM2

30.09.2015 16:41

Ne “Old Traford” ne sfidën qe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne TVM2 “djajtë e kuq” te Mançester United sfidojnë gjermanet e Wolsfburg...

Skuadra e Luis Van Gal vjen pas nje humbje ne Holande dhe kërkon tre piket e para ne Grupin B. Mungesa e madhe per anglezet është Majkell Karrik ndërsa ne dyshim janë Ander Herrera dhe Antonio Valencia.

Ne kampin kundërshtar Wolsfburg qe e ka filluar fushatën e Champions me nje fitore, nuk do te ketë shërbimet e Luiz Gustavo, ndërsa janë ne dyshim Wierinja dhe portieri Casteels.

Ne takimin tjetër te grupit, CSKA e Moskes sfidon PSV Eindhoven.

Nje tjetër sfide delikate paraqitet ajo e Torinos mes dy kryesuesve te Grupit D Juventus dhe Sevija.

Zonja e Vjetër pa Lihtsheiner Temina dhe Caseres pritet te luaj me nje formacion 4-3 -3 me Morata Dybala dhe Cuadrado ne fazen ofensive, por edhe Sami Kedira ne rolin e titullarit.

Ne kampin kundërshtar do te mungoje një ish-Jorge Lorente, por do te jete ai qe u rrit ne klubin torinez Ciro Imobile.

Sfida tjetër e grupit eshte ajo mes Monchengladbah dhe Mançester City me skuadrat qe kërkojnë piket e para.

Ne takimet e tjera ne Grupin A, Shaktar Doneck – Paris Sg ndërsa Reali i Madridit udhëton drejt Suedisë kundër Malmo.

Ndërsa ne Grupin C Atletiko e Madridit pret ne Vicente Calderon portugezet e Benfikes.