Maqedoni
Nxënësit ruajnë ambientin jetësor, mbledhin 1.5 milion shishe për riciklim
30.09.2015 16:51
Nxënës nga 60 shkolla fillore nga komunat Gazi Babë, Karposh, Qendër, Aerodrom, Gjorgje Petrov dhe Kisella Vodë këtë vit shkollor, përmes projektit për mbrojtje të ambientit jetësor...

Nxënës nga 60 shkolla fillore nga komunat Gazi Babë, Karposh, Qendër, Aerodrom, Gjorgje Petrov dhe Kisella Vodë këtë vit shkollor, përmes projektit për mbrojtje të ambientit jetësor, arritën të mbledhin 1.5 milion shishe plastike për riciklim.
Organizatorët thonë se me shkollat nga Komuna e Çairit dhe Butelit deri më tani nuk ka pasur iniciativë për bashkëpunim, por edhe këto shkolla dhe nxënësit shqiptarë do të inkuadrohen në këtë projekt në gjysmëvjetorin e dytë.
“Të gjitha komunat dhe shkollat të cilat kanë shprehur dëshirë për bashkëpunim janë përfshirë deri më tani, shpresojmë se pas pushimit dimëror do të bashkëpunojmë edhe me komunat Burtel dhe Çair dhe po ashtu e kemi përpiluar edhe projektin “Eko Autobus”, ku nxënësit do të përgjigjen në kuis që janë përpiluar edhe në shqip”- deklaroi drejtori i “Pakomak”, Filip Ivanovski.
Nxënësit thonë se kanë pasur për obligim të mbledhin shishe plastike dhe të mësojnë procesin e riciklimit.
“Nga çdo lloj plastike kemi mbledhur shishe, sepse dëshiroja që shkolla ime të fitojë garën dhe të mësohemi si t’i riciklojmë shishet”- tha një nxënës.
“Unë kam mbledhur shishe që të kontribuoj në ruajtjen e mjedisit”- theksoi një nxënës.
Nxënësit njëkohësisht mësuan edhe për selektimin dhe riciklimin e plastikës, si dhe për burimet e ripërtërishme të energjisë, me qëllim që të konstatojnë benificionet nga mbrojtja e ambientit jetësor.
Përmes riciklimit të mbeturinave u promovuan edhe praktikat e dobishme për ruajtjen e mjedisit jetësor.
FLUTURA LATIFI
