Maqedoni
Shëtitorja pranë Vardarit, Zhernovski ndërpret punimet
30.09.2015 17:16
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka sjellë vendim që të ndërpriten deri në fund të vitit të gjitha punimet ndërtimore në qendër të kryeqendrës...

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka sjellë vendim që të ndërpriten deri në fund të vitit të gjitha punimet ndërtimore në qendër të kryeqendrës, ku Qyteti i Shkupit parashikon ndërtimin e një shëtitoreje rreth lumit Vardar.
“Vendimi i Qytetit të Shkupit, që të ndërtojë rrugë transportuese në këtë vend, do të zhdukte një prej shëtitoreve më të preferuara të shkupjanëve, do ta shkatërronte pjesën rreth lumit Vardar, do të pengonte lëvizjen e qytetarëve, Qendra Tregtare do ta humbte funksionalitetin e saj”- thotë Zhernovski.
Nëse Qyteti i Shkupit nuk respekton vendimin e Komunës Qendër, Zhernovski kërcënohet se do të lëshojë në terren inspektorët komunal.
“Ata mund të guxojnë të bëjnë këtë gjë, por do të përballen me inspektorët tanë dhe ligjin. Ligji është i qartë. Ju e dini se këtë instrument e kemi përdorur edhe më parë për garazhin në kate tek “Nikofoni”. Nuk e përdorim këtë metodë për inat, por sepse jemi të bindur se kjo është në interes të qytetarëve”- tha kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se projekti bëhet sipas planit detaj urbanistik. Sipas Qytetit të Shkupit, nuk bëhet fjalë për rrugë transportuese, por për shëtitore me regjim të posaçëm komunikacioni.
Sipas Qytetit të Shkupit, rruga do të jetë në dispozicion për automjetet zyrtare të “Telekomit” dhe për dërgimin e mallrave në objektet hotelerike.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
