Maqedoni
Kuvend, mbështetet ndryshimi i disa ligjeve në lexim të parë
30.09.2015 17:25
Pas një debati të gjatë midis përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Kuvendi në vazhdimin e ri të seancës së 67-të me shumicë votash ju dha dritë jeshile...

Pas një debati të gjatë midis përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Kuvendi në vazhdimin e ri të seancës së 67-të me shumicë votash ju dha dritë jeshile disa vendimeve ligjore në lexim të parë, duke i çuar kështu në procedurë të mëtutjeshme.
Deputetët debatin kryesisht e kanë përqendruar në ndryshimet e Ligjit për furnizime publike.
Opozita vlerëson se bëhet fjalë për vendim të palogjikshëm dhe sipas tyre është e paqartë se si do të funksionojë sistemi i kontrollit të buxheteve.
Nga ana tjetër propozuesit e ligjit janë të bindur se ndryshimet do ta përmirësojnë kuadrin ligjor, i cili do t’u dedikohet të gjithë shfrytëzuesve buxhetor.
“Me një propozim të këtillë ju mundoheni ta evitoni rolin mbikëqyrës të zëvendësministrit të Financave, që duhet të zgjidhet më 20 tetor në Ministrinë tuaj. Nëse ky Këshill mbetet në kuadër të byrosë, ai do të ishte në kuadër të juridiksionit tuaj të drejtpërdrejtë, por edhe nën kontroll të zëvendësministrit të propozuar nga LSDM. Ju çfarë bëni tani?! Në mënyrë preventive, e hiqni këtë organ dhe mbi të nuk do të ketë kontroll askush përveç Qeverisë”- tha Petre Shilegov nga LSDM.
“Prita që si njeri nga radhët e para ta thoni se cila është strategjia e LSDM-së në programin tuaj, të cilën përfundimisht po e presim pas 20 viteve ta nxirrni lidhur me zbatimin e furnizimeve publike dhe se si ju do t’ju ndihmoni afaristëve. Për fat të keq këtu dëgjuam vetëm një cirk të thjeshtë, flisni për disa dëshmi të dyshimta dhe thashë e them, me të cilat me pa të drejtë gjykoni disa njerëz. Më vjen keq që urrejtja ju udhëheq”- theksoi Risto Mukaetov nga VMRO-DPMNE.
Në lexim të parë, përveç Ligjit për furnizime publike, mbështetje kanë marrë edhe ndryshimet e të Ligjit për shpronësim, të Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të Ligjit për taksa administrative dhe ndryshimet e Ligjit për buxhetet.
NAIM RAMADANI
