Meksikë,“rizgjohet” vullkani “Kolima”, hiri vullkanik arrin lartësinë prej 2 mijë metra
Vullkani “Kolima” në Meksikë është zgjuar nga gjumi, duke lëshuar 2 mijë metra në ajër shtëllunga të mëdha tymi dhe hiri vullkanik...

Tre shpërthime spektakolare për adhuruesit e vullkaneve janë regjistruar vetëm sot në mëngjes.
“Kolima” filloi aktivitetin të hënën në mëngjes, por aktiviteti sizmik ka filluar që në 9 korrik. Dy muajt e fundit, fshatrat në këmbë të kraterit të “Kolimës” janë mbuluar vazhdimisht nga pluhuri vullkanik, duke detyruar banorët të evakuohen.
“Koloma” ishte aktiv edhe në janar të këtij viti dhe ai është pjesë e rrethit të zjarrtë të Paqësorit.
Në Meksikë ka 3,000 vullkane, por vetëm 14 konsiderohen aktivë. “Kolima” ka eruptuar më shumë se 40 herë gjatë 16 shekujve dhe autoritetet lokale tashmë i kanë gati të gjitha skenarët e emergjencës dhe të evakuimit të njerëzve.
