Botë

Rusia e sulmon opozitën siriane, e jo SHI-në, sipas një përfaqësuesi diplomatik francez

30.09.2015 18:43

Sulmet ajrore ruse në Siri duket se kanë për qëllim që ta mbështesin presidentin Bashar al Asad, në qoftë se janë të orientuar kundër grupeve opozitare..

Sulmet ajrore ruse në Siri duket se kanë për qëllim që ta mbështesin presidentin Bashar al Asad, në qoftë se janë të orientuar kundër grupeve opozitare, e jo kundër grupacionit Shteti Islamik, deklaroi një burim diplomatik francez, njofton BTA.
 
"Në qoftë se bëhet fjalë për Homsin, ato nuk janë të orientuar kundër SHI-së, por me siguri kundër grupeve opozitare, që konfirmon se ata janë më shumë për mbështetje të regjimit të Asadit, sesa për luftë kundër SHI-së", deklaroi i njëjti burim.
 
Në sulmet e sotme ajrore në Siri janë vrarë të paktën 36 civilë dhe janë goditur rajone, në të cilat nuk ka prezencë të SHI-së dhe ekstremistëve të lidhur me Al Kaedan, deklaroi lideri i Koalicionit sirian opozitare kombëtare, Haled Hoxha, e cila e ka mbështetjen e Perëndimit.
 
"Të gjithë të vrarët në sulmin e sotëm ajror mbi Homsin verior ishin civilë", shkroi Hoxha në profilin në Tuiter.
 
Ai saktësoi se civilët janë vrarë në pesë rajone të ndryshme./mia