Botë
Netanjahu: Fjalimi i Abasit është "plot me gënjeshtra dhe nxitje"
30.09.2015 22:32
Fjalimi i liderit palestinez, Mahmud Abas para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ishte "plot me gënjeshtra dhe nxit trazira në Lindjen e Afërt"...

Fjalimi i liderit palestinez, Mahmud Abas para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ishte "plot me gënjeshtra dhe nxit trazira në Lindjen e Afërt", kumtoi sot Kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
"Presim dhe u bëjmë thirrje autoriteteve autonome dhe atij që kryeson me ta të sillet me përgjegjësi dhe ta pranojnë propozimin e kryeministrit izraelit për negociata të drejtpërdrejta", theksohet në kumtesë.
Fakti që ai përsëri e hodhi poshtë këtë mundësi është dëshmia më e mirë se Abasi nuk është i interesua për arritjen e marrëveshjes paqësore, theksohet në deklaratën e Netanjahut.
Abasi sot në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së paralajmëroi se autoritetet autonome palestineze nuk mund të përmbahen ndaj marrëveshjes nga Oslloja, sepse Izraeli vazhdon me ndërtimin e lagjeve hebraike për vendbanim në territoret e okupuara.
"Deklarojmë se derisa Izraeli refuzon t'i respektojë marrëveshjet që i ka nënshkruar me ne..., ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të theksojmë se nuk do të qëndrojmë të përkushtuar në zbatimin e këtyre marrëveshjeve derisa Izraeli vazhdimisht i shkel të njëjtat", deklaroi Abas./evropaelire
