Ndarje e certifikatave për efikasitet energjetik në ndërtimtari
01.10.2015 09:55
Në kuadër të projektit "Buld Up Skills" - Trajnim i punëtorëve të ndërtimit për efikasitet energjetik, sot në Odën ekonomike të Maqedonisë do t'u ndahen certifikata 200 trajnuesve të parë...

Në ngjarje, njëherit, do të prezantohen hapat e ardhshëm në realizimin e qëllimeve nacionale energjetike përmes sigurimit të punëtorëve të kualifikuar në sektorin ndërtimor për efikasitet energjetik që do të zbatohen përmes këtij projekti.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa Oda ekonomike e Maqedonisë është bartëse e aktiviteteve projektuese. (mia.mk)
