Festivali ndërkombëtar i 18-të "Ditët e komedisë në Kumanovë"
Me performimin e shfaqjes "Diçka po humbasim" të Teatrit të Komedisë - Shkup sonte fillon Festivali ndërkombëtar i 18-të ditët e komedisë në Kumanovë, në organizim të Qendrës për Kulturës "Trajko Prokopiev", me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë....

Në edicionin e sivjetmë të festivalit, adhuruesit e komedisë do të kenë mundësi prej datës 1 deri më 18 tetor t'i ndjekin 15 shfaqe, prej të cilave katër prej vendeve fqinje. Edhe sivjet festivali ka karakter revial.
"Në festival do të shfaqen 11 shfaqe nga Maqedonia dhe katër të teatrove nga vendet fqinje si Bullgaria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia", njoftoi në konferencën e sotme për shtyp anëtari i Këshillit të festivalit, Aleksandar Georgiev.
Pritjet e organizatorëve janë se do të tejkalohet numri i vizitorëve në raport me vitin e kaluar kur janë shfaqur dhjetë komedi. "Në lidhje me vizitueshmërinë, vitin e kaluar kemi regjistruar numrin më të madh prej 5.000 shikuesish, sivjet presim që ky numër të arrijë rreth 7.000, deklaroi drejtori i IN "Qendra për kulturë", Robert Pavleski.
Në repertorin e së shtunës është Instituti Euroballkan nga Prishtina i cili do të prezentohet me shfaqjen "Çehovi i tha lamtumirë Tolstoit", ndërsa të dielën do të shfaqet "Bonsers" me performancë të dramës shqiptare nga Kumanova. (mia.mk)
