Fillon "Agrofud 2015"

01.10.2015 10:11

Në Panairin e Shkupit sot fillon panairi ndërkombëtar për konsum të gjerë "Agrofud 2015". Manifestimi, i cili organizohet për të 65-n herë me radhë, vendos theks në zairetë tradicionale për dimër dhe në produktet organike, të cilat do të mund të blihen me çmime promovuese...

"Agrofud 2015" do të zgjasë deri të dielën dhe në të, siç paralajmëruan organizatorët, do të prezantohen kompani nga industria e konservave, mekanizmi bujqësor, industria për ambalazhim dhe paketim, si dhe nga fusha e prodhimtarisë së pajisjes për industri ushqimore.

Në kuadër të "Agrofud" do të mbahen edhe Ditë të hapura të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, si dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), e cila është partnere e Panairit. MBPEU do t'i prezantojë programet IPARD dhe Agjencinë paguese.

Bashkëpunëtor i manifestimit të panairit është edhe Lidhja e odave ekonomike, e cila që ditën e parë organizon Takime biznesi Maqedoni-Hungari.

Hungaria me dhjetë firma, këtë vit është pjesëmarrëse dhe partnere e "Agrofud". Kompanitë hungareze janë të interesuara për bashkëpunim, ndërsa kryesisht kërkojnë prodhues të verës, shpërndarës në zinxhirin e supermarketeve dhe të pijeve alkoolike, blegtorë, fermerë dhe bujq me sipërfaqe më të vogla, si dhe partnerë për realizimin e importit të produkteve hungareze.

"Agrofud" do të jetë i hapur prej orës 11 deri në orën 19, ndërsa hyrja është falas. (mia.mk)