Në Shkup dje 12 aksidente, me shtatë persona të lënduar, karrotreci ka larguar 122 automjete

01.10.2015 10:38

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve...

Prej tyre, gjashtë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe pesë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë  tre drejtues të automjetit udhëtues motorik, dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor, në orën 12 e 10 minuta, në udhëkryqet e rrugëve "Qemal Sejfulla" dhe "Kërste Jasenov", në të cilin lëndime të rënda ka marrë një këmbësor.

Dje nga ana e policisë së komunikacionit  janë zbuluar dhe sanksionuar 79 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 77 këmbësorë kanë bërë shkelje  në baza të ndryshme,  tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 14 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 11 shoferë  të cilët e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit së automjetit.

Me ndihmën  e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 122 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore "Gjorgjija Pulevski", e cila gjendet në territorin e komunës Aerodrom me nxënësit e klasës së katërt. (mia.mk)