Mbi 90.890 imigrantë kanë hyrë në Kroaci
Ministria kroate e Punëve të Brendshme kumtoi se nga mesi i shtatorit deri mbrëmë në vend kanë hyrë mbi 90.890 imigrantë, transmeton HRT...

Dje në Kroaci përmes vendkalimeve kufitare Tovarnik dhe Bapska kanë hyrë 3.369 imigrantë, ndërsa gjatë ditës ato me autobusë dhe trena kanë shkuar drejt kufirit me Hungarinë.
Në qendrën е pranimit të përkohshme Opatovac për momentin janë vendosur 279 imigrantë. Edhe pse fluksi i refugjatëve ditëve të fundit zvogëlohet, në Kroaci mesatarisht në ditë kalojnë rreth pesë mijë imigrantë.
Situata në Opatovac është stabile, Imigrantët pas arritjes në qendër e bëjnë regjistrimin dhe të gjitha punët e tjera të nevojshme, ndërsa mesatarisht mbahen rreth tre orë, pas së cilës vazhdojnë drejt Hungarisë.
Qendra mund të pranojë mbi 4.000 imigrantë, ndërsa sipas autoriteteve kroate tani për tani nuk shqyrtohet mundësia për ndërtimin e objekteve të forta, sepse fluksi i imigrantëve fillon të zvogëlohet. (mia.mk)
