"Nën Tavolinë" sonte në Teatrin e Komedisë në Shkup
Në Teatrin e Komedisë në Shkup, sonte do të shfaqet shfaqja teatrale "Nën Tavolinë" e autorit Roland Topor me regji të Bilge Emin....

"Nën tavolinë" e ndjek problemin e shpërnguljeve, vetmisë, dëshpërimit të individit në botën moderne. Dhimbjet e vetmisë, gëzimet dhe vuajtjet e secilit individ me pasqyrimin e tyre përmes humorit të zi, paraqesin kritikë serioze ndaj disa vlerave të paqëndrueshme, si fryt apo rezultat i të ashtuquajturës globalizimi i botës.
Aktorët Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Ylber Murtezi, Zarije Jonuzi dhe Hamdi Rashiti do të interpetojnë rolet në këtë shfaqje teatrale e cila nesër do të shfaqet edhe në Festivalin ndërkombëtar të Teatrit që mbahet në Tetovë.
Skenografia është vepër e Nurullah Tunxher, kostumet janë të Marija Pupuçevska, muzika e Kokan Dimushevski, ndërsa koreografe e shfaqes është Krenare Nevzati-Keri. (mia.mk)
