Siri, sulmet ajrore ruse vrasin dhjetëra civilë

01.10.2015 13:30

Udhëheqësi i grupit opozitarë në Siri ka thënë se sulmet ruse më 30 shtator kanë vrarë 36 civilë, në mesin e tyre pesë fëmijë, gjë të cilën Rusia e ka mohuar...

Khaled Khoja, lideri i Koalicioni Nacional, që përfshin grupet opozitare që kanë mbështetjen e perëndimit, ka deklaruar se aktivistët kanë identifikuar 36 civilë, që kanë vdekur në qytetin Homs.

“Të gjithë viktimat ishin civilë”- ka thënë Khoja në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ka qenë mjaft e qartë se intervenimi i Rusisë është për të mbështetur regjimin e Assadit, për të mbështetur më shumë vrasje në Siri dhe për të krijuar më shumë atmosferë kaosi”.

Sulmet kanë goditur edhe një bazë të Armatës për Sirinë e Lirë, po që nuk ka pasur viktima. Moska insiston se ka goditur 20 caqe të grupit të “Shtetit Islamik”, por Khoja thotë se aty nuk ka caqe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse i ka quajtur deklaratat e Khojes si “të pavërteta” dhe pjesë të “luftës informative.”