Sulmet e trenave në Mumbai, 5 dënime me vdekje 7 me burgim të përjetshëm

01.10.2015 13:33

Gjykata në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai, ka dënuar me vdekje pesë persona, në lidhje me shpërthimet serike në trena, në vitin 2006. Shtatë nga 12 personat e arrestuar janë dënuar me burgim të përjetshëm....

Më 11 korrik të 2006, shtatë shpërthime në trena të udhëtarëve lanë 189 të vdekur  dhe mbi 800 persona të lënduar .

Militantët islamikë, të mbështetur nga Pakistani, janë fajësuar për sulmet. Dymbëdhjetë personat janë shpallur fajtorë për vrasje, konspiracion dhe luftë kundër vendit.

Sistemi i trenave në Mumbai është njëri nga më të ngarkuarit në botë, me rreth tetë milionë pasagjerë në ditë.