“AGROFUD-2015”, produktet vendase, synojnë tregjet ndërkombëtare

01.10.2015 14:00

Prej sot deri të dielën në Shkup mbahet panairi ndërkombëtar “Agrofud 2015”...

Produktet ushqimore, zahiretë tradicionale dhe produktet organike janë në fokus të këtij panairi. Pjesmarrësit e shohin panairin si mundësi e mire për promovimin e biznesit të tyre.

“Me këtë panair neve na hapen dyert edhe për jashtë sepse ne si kompani kemi aplikuar edhe për BE regjistrim dhe presim së shpejti  të në hapen dyert jashtë. Jemi në pritje të vlersimit të  punës sonë dhe vlersimit të  cilësisë”, thotë Adem Abazi, pjesmarrës në panair                                                              

“Më shumë se 50 vite merrem me kultivimin e  bletëve dhe prodhimin e mjaltit. 6 vitet e fundit po punojmë me mjaltin organik  sepse kjo është mënyra e vetme, e pastër dhe natyrale e  prodhimit të mjaltit. Ne të ardhmen kemi në plan produktet tona t’i eksportoijmë jashtë”, shprehet Nada Marinkoviq.          

Mbështetje këtij panairi i jep  Lidhja e Odave ekonomike, ambasada e Zvicrës dhe Hungarisë në Maqedoni.

“Ne i besojmë potencialit të madh të Maqedonisë për prodhimin e produkteve organike dhe do të vazhdojmë ti përkrhaim këto produkte edhe në tregjet tona”, deklaroi me këtë rast Stefano Lazzarotto, ambasador i Zvicrës në  RM.

“Ky panair është ndër panairet më të mëdha të rajonit për produktet ushqimore dhe nëse mund ta them, ky panairi mund të cilësohet edhe si “Mondiali i bujqësisë” , thotë Joze Penca ambasador i Hungarisë në RM.

Panairi “Agrofud-2015” mbahet për të 65  herë me radhë në Shkup dhe hyrja është pa pagesë. Produktet ushqimore të prezantuara në këtë panair mund ti bleni  me çmime promovuese. (Rexhep Qamili, TVM2)