Champions League, ndeshjet e dyta

01.10.2015 15:09

Volsburgu e nisi lojën ne mënyrën me te mire te mundshme duke shënuar qe ne minutën e 4 me ane te Kaliguri...

Edhe pse avantazhi krijoi friken e një dështimi radhe te nje skuadre angleze, djajtë e kuq reaguan shpejt, duke barazuar me ane te Huan Mates nga 11 metershi. Ishte përsëri spanjolli, i cili me nje pasim magjik shërbeu Smolling. Ky i fundit nuk gaboi duke i dhënë avantazhin dhe fitoren e pare Junaitit ne ketë sezon te championsit.

Përballja tjetër e grupit B solli rezultat surprize, kur CSKA Moska mundi 3-2 Psv Einthoven. Holandezet shkuan me kokën lart pas fitores me Junatid ndeshjen e pare, por u gjenden shpejt nen disavantazhin e 3 golave. 2 golat e pjesës se dyte ishin te pamjaftueshëm.

Ne grupin A Kristiano Ronaldo shkruan historinë, duke shënuar golin e 501 ne karriere përballe Malmo. Portugezi realizoi dy gola ne fitoren 2-0 te madrilenve ne Suedi. Shifra te çmendura golash, duke llogaritur vitet ne këmbët e 2 here topit te arte.

Fitore rutine edhe për sheikët e PSG ne Ukraine ku munden lehtësisht 3-0 Shaktarin vendas dhe ruajtën hapin me kryesuesit e grupit.

Ne supersfiden tjetër Juventus-Sevilia, zonja vjetër fitoi pastër 2-0, duke marre e vetme kryesimin e grupit D. Morata e Zaza i mjaftuan kampioneve te Italisë per te harruar rezultatet negative te kampionatit.

Ne ndeshjen tjetër Manchester City i falet nje penalltie te minutës 90 te shndërruar ne gol nga Aguero per te shënuar nje fitore plot mundim përball Borusia Muncheglabah.

Ne grupin C shokohet Atletiko Madrid, i cili u mund ne Vicente Kalderon 1-2 nga Benfika, e cila renditet ne vend te pare me 6 pike te plota. Përballja tjetër mes Astana Gallatasarai u mbyll ne barazim 2-2, ku vlen për t’u përmendur fakti qe 3 nga katër golat ishin autogola.

Champions League do rikthehet serish ne 20 dhe 21 tetor ne ekranin TVM2.