Aksident i rëndë në Ankara, 11 të vdekur, autobusi përplas personat që prisnin në stacion
11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 7 të tjerë janë plagosur kur një autobus humbi kontrollin dhe u përplas me njerëzit që prisnin në një stacion në Ankara...

Prefekti i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar, thotë se sipas të dhënave paraprake shoferi i autobusit nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor.
"Nuk ka pasur ndonjë situatë të një krizë zemre, shoferi i autobusit tani është duke vajtur për në komisariat për të dhënë deklaratën e tij, i cili fillimisht është shprehur se ‘autobusi më doli nga kontrolli’”- tha prefekti i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar.
Kılıçlar, duke shprehur ngushëllim për familjarët e viktimave, ka theksuar më tej se autobusi ka tërhequr për 70-80 metra qytetarët dhe më pas ka mundur të ndalojë dhe, sipas tij, këto janë informacionet fillestare që disponojnë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
