Botë
Irani, shteti më i prekur nga tragjedia në Mekë
01.10.2015 16:37
Irani ka bërë me dije se numri i qytetarëve të saj që kanë humbur jetën në tragjedinë Pelegrinazhit të Haxhit, është më i lartë se shifra që raportohet nga Arabia Saudite...

Zyrtarë të Mekës deklaruan se afro 220 iranianë mbetën të vrarë si pasojë e shtypjes, por sipas një përllogaritjeje del se ky numër është dy herë më i lartë.
Tashmë ka nisur dhe një betejë midis dy vendeve.
Liderit i Iranit, Ayatollah Khamenei, ka kërkuar që Meka të kërkojë falje publike për tragjedinë, ndërkohë që Ministri i Jashtëm i Arabisë, Adel al-Jubeir, ka bërë thirrje që fatkeqsia të mos përdoret për lojëra politike.
Mendohet se totali jetëve i humbura është më shumë se 1000, ndryshe nga ajo që u kominikua nga Arabia Saudite, e cila thotë se gjatë pelegrinazhit mbetën të vdekur 769 persona.
Zyrtarët e Mekës janë kritikuar për nivelin e dobët të organizimit.
Gjithçka filloi kur dy grupe me pelegrinë u përplasën gjatë ritit, i cili kërkon që të mos ndalosh gjatë ecjes.
Kjo ishte fatkeqësia e dytë që ndodhi në Mekë në harkun kohor të dy javëve, pas rrëzimit të një vinçi, i cili vrau 109 njerëz.
