Maqedoni

SHGM: Është koha për refoma serioze në media

01.10.2015 17:05

Ndalesë për reklamimin e Qeverisë, të vetëqeverisjes lokale, institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, ndalesë për reklamim zgjedhor si dhe reformat në servisin public...

Ndalesë për reklamimin e Qeverisë, të vetëqeverisjes lokale, institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, ndalesë për reklamim zgjedhor si dhe reformat në servisin public në mediat private janë vetëm disa nga rekomandimet e SHGM-së për të siguruar pavarësi të mediave.  
 
Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmani tani është koha e duhur për reforma serioze në media. 
 
“Fatkeqësisht ditëve të fundit dëgjoj pretekste të ndryshme nga disa parti politike se nuk ka pasur kohë për ndryshime serioze në sistemim medial. Bëjnë komplot për pazarllëk politik mes pushtetit dhe opozitës, që nuk do të sjell liri më të madhe mediatike por vetëm ndarje të ndikimit ndërmjet aktorëve politik në media. Në SHGM argumentet e këtilla nuk do të kalojnë, ne pohojmë se ka kohë për reforma thelbësore në media”, thotë Selmani
 
Zv/ kryeministëri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, tha se për të përmirsuar gjendjen në media duhet të përqendrohemi në përmbushjen e rekomandimeve dhe dialogun e hapur për përmirësimin e situatave.
 
“Na pret punë e madhe duhet marrë leksione nga e kaluara, në kuptim të përmirësimit të imazhit për Republikën e Maqedonisë në këtë fushë sa i përket mediave dhe lirisë së shprehjes pa hyrë në qëndrimet e përfaqësuesve të ndryshëm të shoqërisë tonë, qofshin parti politike, shoqata të gazetarëve, sektor civil. Është me rëndësi të përqendrohemi në përmbushjen e rekomandimeve dhe dialogun e hapur për përmirësimin e situatave”, u shpreh Besimi 
 
Në analizën e sistemit të mediave në Maqedoni që sot promovoi SHGM-ja është theksuar se qeveria mbetet një nga reklamuesit më të mëdha në tregun e mediave që shton rrezikun e korrupsionit.
 
SANIJE KASAMI