Maqedoni

Asnjë përparim në Grupin e Punës, Zaev fton partitë të mos “blejnë kohë”

01.10.2015 17:31

Asnjë përparim edhe në takimin e sotëm të Grupit të punës për zbatimin e Marrëveshjes politike...

Pasi lëshoi afatin e paraparë me Marrëveshjen Politike për dakordimin e kornizës juridike që rregullojnë zgjedhjet, Grupi punues vazhdon përpjekjet për mbylljen e këtij kapitulli para gjashtë tetorit. 
 
Burime nga Grupi punues njoftojnë se kompromisi është i vështirë dhe se me çdo gjasë të gjitha çështjet do të mbyllen mëngjesin e gjashtë tetorit, nën presion të shtuar ndërkombëtar.
 
Në ndërkohë, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka bërë thirrje që partitë politike të mos zvarisin procesin për mbylljen e çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
 
Sipas tij pakoja zgjedhore duhet të mbyllet para 6 tetorit, konformë dakordimit në Sesionin e pestë të dialogut qasës të nivelit të lartë.
 
“Dikush po tenton të gjejë një milion arsye për të anashkaluar zgjidhjet për ligjet zgjedhore dhe mediat. Alarmoj që përvoja nga zgjedhja e Prokurorit Publik Special në momentin e fundit, të mos përsëritet. Të mos blejmë kohë, fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë legjitimitet të plotë”, deklaroi Zaev.
 
Një ditë më parë burime nga Grupi i punës njoftuan se është arritur kompromis për përbërjen e KSHZ-së dhe kopetencat e këtij trupi zgjedhor, por mësohet se edhe këto çështje nuk janë mbyllë plotësisht pasi ende diskutohet mënyra e marrjes së vendimeve dhe procedimi i ankesave. 
 
Partitë politike janë shumë larg dakordimit të metodologjisë për pastrimin e listës zgjedhore, votimit të diasporës dhe modelit zgjedhor.
 
KE kërkon Kod zgjedhor sipas standarteve evropiane deri më 6 tetor. Komisioneri Han tha se Ky kod zgjedhor duhet të respektojë edhe dimensionin etnik të vendit me qëllim që të përfshijë të gjithë dhe gjithçka.
 
SHPËTIM NUREDINI