Ndërprerje e shkurtër e trafikut në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër
02.10.2015 10:04
Në aksin rrugor A2 Kërçovë - Ohër në qafën malore Presekë - fshati Vërbjan, sot mes orës 14:00 dhe 16:00, trafiku do të ndërpritet 15 deri në 20 minuta...

Siç kumtoi LAMM, ndërprerja është për shkak të kryerjes së punimeve në rrugë (minim).
LAMM përkujton edhe se qarkullimi në unazën e Shkupit e cila ka qenë e mbyllur nga dita e martë, pasdite pas orës 18 do të normalizohet.
Mbyllja e unazës është për nevojat e xhirimit të filmit francez "A FOND". (mia.mk)
