Për kompanitë është i disponueshëm fond i ri rajonal për projekte inovative
Përveç Fondit për inovacione, kompanitë e Maqedonisë do të ketë qasje edhe deri te fondi rajonal si burim i ri dhe më i madh për financimin e teknologjive inovative dhe bizneseve përmes të cilit do të mund të aplikojnë për mjetet në vlerë prej dy milionë euro, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski gjatë vizitës në komunën Gradsko...

Ai theksoi se Maqedonia do të marrë pjesë në Fondin rajonal për inovacione, i cili është formuar në bashkëpunim me BERZH-it, Fondit investues evropian dhe investitorëve të tjerë dhe është shteti i parë në rajon, ku kompanitë do të mund të aplikojnë për realizimin e projekteve të tyre.
Zëvendëskryeministri Peshevski u bëri thirrje kompanive të cilat kanë nevoja nga mjetet e tilla ta ndjekin punën e Fondit për inovacione dhe të konkurrojnë, me qëllim që shumica e tyre ta shfrytëzojnë këtë mundësi. (mia.mk)
