Takim për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit
02.10.2015 10:15
Takim pune në kuadër të Projektit për mbrojtjen integrale të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit i mbështetur nga BE-ja dhe UNESKO do të mbahet sot në Ohër...

Qëllimet kryesore do të jenë identifikimi i strukturave dhe proceseve ekzistuese në Bashkëpunimin ndërkufitar dhe vendosja e platformës ndërkufitare për menaxhim me trashëgiminë kulturore në rajonin rreth Liqenit të Ohrit.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive kompetente të Maqedonisë dhe Shqipërisë, vetëqeverisjeve lokale në rajon, si dhe përfaqësues të UNESCO-s, ICOMOS, IUCN. (mia.mk)
