Në 13 aksidente në Shkup pesë të lënduar, janë sanksionuar 73 këmbësorë

02.10.2015 10:35

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë në gjithsej 13 aksidente...

Prej tyre, nëntë janë me pasojë dëm material dhe tre janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një shofer i një automjeti motorik, një çiklist, një bashkëudhëtar dhe një këmbësor.

Gjatë 24 orëve nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 86 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 33 e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 16 shoferë  të cilët e kanë drejtuar automjetin me patentë shoferi të skaduar. Janë sanksionuar edhe 73 këmbësorë, të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

Me ndihmën  e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 126 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore "Aleksandar Makedonski", me nxënësit e klasës së katërt. (mia.mk)