Jolevski për vizitë në Gardën nacionale të Vermontit

02.10.2015 10:39

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, gjatë ditës së sotme do të realizojë vizitë në Gardën nacionale të Vermontit dhe në Universitetin Norviç...

Në kuadër të vizitës, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të realizojë takim me kryetarin e Universitetit, Riçard Shnajeder si dhe me zëvendëskryetarin për çështje akademike dhe dekanin, Gujou Huang.

Bashkë me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneral-nënkolonelin Metodia Veliçkovski, ministri Jolevski do të realizojë takim me komandantin e Gardës nacionale, gjeneralin Krej, si dhe me përfaqësuesit e shtetit të Vermontit në Kongresin dhe Senatin e SHBA-së. Ministri Jolevski dhe gjenerali Veliçkovski do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e pensionimit të gjeneralit Dubi, ish-komandant i Gardës nacionale.

Universiteti Norviç është universiteti privat ushtarak më i vjetër në SHBA. Republika e Maqedonisë ka realizuar bashkëpunim të frytshëm me universitetin në të cilin janë shkolluar edhe studentë të Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)