Pusiq: Asnjë mur nuk mund të ndalojë imigrantët
Shefi i diplomacisë kroate Vesna Pusiq theksoi sot se Zagrebi nuk ka për qëllim që ta mbyllë kufirin drejt Serbisë dhe e kritikoi BE-në lidhur me kritën e refugjatëve, me vlerësimin se muri, që Hungaria e ndërton në kufirin me Kroacinë, është ide e keqe...

Ajo në intervistën e gazetën "Prese" tha se nuk ekziston plane për hapjen e kufirit me Serbinë.
"Ne mbyllëm kalime të caktuara që ta ngadalësojmë fluksin, sespe nuk mundeshim të siguronim as furnizimet më të vogla", sqaroi Pusiq dhe shtoi se BE-ja duhej të merrj me çështjen e mureve edhe para se Hungaria të fillonte me ndërtimin e rrethojës drejt Koracisë.
"Kjo nuk është mënyra se si BE-ja duhet që të zgjidhë problemin. Mënyra e duhur, do të ishte para së gjithash, të ulet me Turqinë, Jordaninë dhe Libanin, që pranuan katër deri në pesë milionë refugjatë dhe ta ndihmojnë nga ana financiare, sepse refugjatët vijnë nga këto vende, sqaroi ajo. (mia.mk)
