Gjermani, 280 mijë emigrantë vetëm në shtator
Një numër rekord prej 280 mijë emigrantësh ka mbërritur në Gjermani brenda shtatorit...

“Sipas të dhënave aktuale, në muajin shtator 2015 rreth 270 000-280 000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani”- deklaroi ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann.
“Kjo shifër është më e lartë në një muaj se gjatë gjithë vitit 2014, ku më shumë se 200 mijë azilkërkues u regjistruan. Gjermania pritet të ketë deri në një milion refugjatë për vitin 2015. Bujaria e kancelares, Angela Merkel, ndaj refugjatëve ka shkaktuar përçarje brenda koalicionit të saj. Aleatët e Merkelit, nga partia konservatore qeverisëse CSU Bavaria, kanë qenë veçanërisht të zëshëm në kritika.
Berlini tani po rrit veprimet për të ndaluar refugjatët ekonomikë të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë në kërkim të azilit për t’i liruar vendin emigrantëve, vendet e origjinës së të cilëve janë në luftë. Gjermania do të shtojë Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi në listën e të ashtuquajturave vende të sigurta të origjinës, çka do të thotë një dëbim më i shpejtë i refugjatëve nga këto shtete.
