ShBA, plumba në kolegj, vriten 15 persona, 20 plagosen
02.10.2015 12:44
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Amerikën. Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në kolegjin “Umpqua” në Oregon...

Pasi rrethoi dhe bllokoi hyrje-daljet e kolegjit, policia e zonës ka arritur të arrestojë vrasësin e dyshuar. Për ngjarjen e rëndë u njoftua edhe FBI, teksa sipas informacioneve vrasësi ka shtënë me breshëri plumash në klasa të ndryshme.
Një ditë para se të kryejë aktin e rëndë, ai kishte paralajmëruar në një farë mënyre për vrasjen masive.
