Janë paguar 2,3 milionë denarë për dëmet nga moti i ligë

02.10.2015 14:43

Qeveria sot vazhdoi me pagesën e kompensimit për dëmet nga fatkeqësitë e motit të cilat ndodhën këtë vit. Janë paguar 2,3 milionë denarë 105 personave nga Radovishi, Ohri dhe Kratova...

Ministria e Financave njoftoi se sot, gjithashtu, janë paguar 1,9 milionë denarë subvencione blegtorëve për shënimin për kokë të gjedhëve.

"Qeveria e RM-së edhe mëtej do të vazhdoj me zhdëmtimin e qytetarëve të cilët pësuan dëme nga moti i ligë këtë vit, siç është premtuar" thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave. (mia.mk)