Disa fshatra dhe rrugë të Shkupit nesër pa energji elektrike
Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në ora 15:30 do të mbetet konsumatorët e fshatrave Milladinovc, Deladrovc, Bujkovc, Buçincë dhe Mërshevc në komunën Ilinden, si dhe përdoruesit e fshatit Grushinë në komunën e Haraçinës...

Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa energji elektrike nga 11:00 deri 13:00 do të mbeten një pjesë e përdoruesve të rrugës "Bogomil Pohod" nënrrugica 2, si dhe përdoruesit në rrethinë, nga ora 8:30 deri në 12:30 përdoruesit e rrugës "Naum Naumovski Borçe" pjesa e udhëkryqit me rrugën "Aminta III" dhe nga ora 9:30 deri 11:30 përdoruesit e Vollkovës, objektet rreth "Slik", si dhe pjesët e rrugës 102 në komunën e Gjorçe Petrovit. (mia.mk)
