Janë mbyllur bastore pa licenca në Strugë, Kërçovë dhe Dibër
Tetë bastore të cilat kanë punuar pa licenca në Strugë, Kërçovë dhe Dibër, ishin cak i kontrolleve të aksionit të ekipeve nga nëpunësit policorë dhe inspektorët e DAP-it, që u realizua më 30 shtator...

DAP, siç njoftoi sot SPB Ohër, ka marrë vendim për ndalesë për punë dhe organizim të lojërave të fatit dhe lojëra argëtuese dhe ka vulosur dy bastore pa licenca në Kërçovë dhe në fshatin Stërlec, tre bastore pa licenca në fshatrat e Strugës, Veleshtë dhe Koroshishtë dhe një në Dibër. Një bastore pa licencë sporti në Kërçovë nuk ka punuar, ndërsa në tjetrën është konstatuar ridestinim i veprimtarisë.
Nga basotret pa leje, për shkak të punës së kundërligjshme dhe në kundërshtim me Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, nga ana e DAP-it janë marrë para, televizorë, kompjuterë, monitorë, printerë dhe pajisje të tjera. (mia.mk)
