Maqedoni

UShT, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore mbyllet përkohësisht, studentët të painteresuar

02.10.2015 16:10

Mosinteresimi i studentëve për të studiuar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar ka detyruar udhëheqësit e UShT-së të marrin vendim për mbylljen...

Mosinteresimi i studentëve për të studiuar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar ka detyruar udhëheqësit e UShT-së të marrin vendim për mbylljen e përkohshme të Fakultetit në Gostivar të paktën për një periudhë njëvjeçare.
 
Rektori i UShT-së, Vullnet Ahmeti, thotë se Fakulteti do të rihapet sërish, por gjithçka varet nga interesimi i studentëve. Ahmeti kërkon që kjo çështje të mos politizohet pa nevojë. 
 
“Ka programe studimore nëpër qytetet ku kemi të disperzuara ne si institucion, ku për një periudhë mund të pushojnë shkaku i mosinteresimit nga vetë studentët. Pra, në disa fakultete, siç është Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Gostivar, fatkeqësisht them që nuk kishim të interesuar studentë të vitit të parë dhe nuk mundën të realizojmë grup studentësh, gjë kjo që vetë konkursi e parasheh se 20 studentët nëse nuk bëhen në një grup nuk mund të funksionojë dhe arseja është aspekti i ngritjes dhe mbajtjes së vet cilësisë dhe menaxhimit të vet institucionit, kështu që nuk ka asnjë tendencë, është keqkuptim. Pra, kur do ketë interesim dhe mundësi me mbulesë kuadrovike, do rihapen përsëri edhe programet studimore po edhe vetë fakultetet e tjera”- tha rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.