Maqedoni
Ministri Jashari në Slloveni
02.10.2015 16:21
Ministri i Drejtësisë , Adnan Jashari ka realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë ku ka takuar homologun e tij Slloven Goran Klemençiç dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme Branko Maslesha...

Gjatë takimit me Klemençiç , ministri z Jashari shprehu kënaqësinë që vizitoi institucionet e drejtësisë në Slloveni duke marrë parasysh se Sllovenia është një shembull i mirë për tu ndjekur në drejtim të përmbushjes së detyrave konkrete në gjyqësor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
“Dua të theksoj se dy vendet angazhohen për përforcimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të përhershëm”, potencoi Jashari.
Gjatë takimit. Jashari e informoi në detale homologun e tij edhe për planin aksional për reformat në gjyqësor të cilat tashmë janë të prezentuara edhe para.
Në vizitën e tij zyrtare Ministri Jashari realizoi vizitë edhe në Gjykatën Supreme të Sllovenisë ku takoi kryetarin e kësaj gjykate Branko Maslesha.
Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se respektimi i këtyre konventave dhe marrëveshjeve nga ana e dy shteteve mundëson përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në materien penale posaçërisht në sferën e ballafaqimit me kriminalitetin.
Po ashtu nëpërmjet këtij implementimi do të mundësohet procedurë gjyqësore efikase dhe e shpejtë, si në materien penale ashtu edhe në atë civile.
