Maqedoni
3 tetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Stom, në Maqedoni 1700 persona të sëmurë
02.10.2015 16:46
Shoqata për njerëzit me stom, ILKO MAQEDONI, nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave që janë me Stoma, më 3 tetor...

Personat që janë me stoma nuk do të thotë se ata janë invalidë, por ata janë persona me aftësi të kufizuar, theksoi kryetarja e Shoqatës ILKO, Lubica Nuri.
Ajo gjithashtu theksoi se në Maqedoni 1700 persona janë me stomë.
“Ne si Shoqatë i përkrahim personat të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk kanë kujdes shëndetësor, a duhet patjetër të kenë stomë. Ne si Shoqatë mundohemi që këta persona të punësohen, por gjithashtu dhe ju ndihmojmë që të integrohen dhe mos të ndjehen të diskriminuar”- deklaroi kryetarja e Shoqatës ILKO MAQEDONI, Lubica Nuri.
Ndërsa mjeku, Aleksandër Karagjozov, theksoi se më e rëndësishme për pacientët është që t’u shpjegohet për stomën dhe sa duhet ta mbajnë dhe si do ta kenë jetën me të.
“Kemi dy lloje të stomës. KolostomiIleostomi me të cilën në Maqedoni ka të prekur 1500 persona. Ndërsa 200 janë me urostoma. Rreth 40% të pacientëve kanë komplikacione me stomën. Ka pacientë që stomën e mbajnë në një kohë të kufizuar, por ka edhe prej atyre që duhet ta mbajnë për tërë jetën”- tha mjeku, Aleksandër Karagjozov.
Ostomi është emri i ndërhyrjeve kirurgjikale që bëhet me qëllim krijimin e një hapjeje.
Stoma e zorrës është një hapje që mundëson lidhjen e zorrës me pjesën e jashtme të barkut.
REJHANE BUSHI-METAJ
