Futboll

Barcelona këmbengul për Mustafin

02.10.2015 17:39

Një shqiptar te Barcelona. Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit blaugrana dhe në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos...

Një shqiptar te Barcelona. Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit blaugrana dhe në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos mbrojtësi i Valencias mund të transferohet pikërisht te skuadra e Luis Enriques. 
 
Paraqitjet e Mustafit gjatë vitit të kaluar me fanellën e Los Che por edhe në ndeshjet e para të këtij sezoni nuk kanë mbetur pa rënë në sy dhe te Barca shohin te 23-vjecari i përfaqësueses gjermane futbollistin ideal për të përforcuar qëndrën e mbrojtjes.
 
Valencia e bleu lojtarin nga Gostivari për vetëm 8 milionë euro nga Sampdoria në verën e vitit 2014, por për të lënë të lirë futbollistin kampion Bote, klubi nga Mestalla kërkon rreth 40 milionë Euro, një shifër disi e lartë kjo edhe për Barcelonën.
 
Megjithatë sikur të mos mjaftonin kërkesat e larta të Valencias për kartonin Mustafit, klubi katalanas duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Realit të Madridit dhe Bayernit.