Mustafa: nuk e tërheq nënshkrimin për asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kërkon dialog me opozitën, por nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesën e tyre për të tërhequr nënshkrimin nga marrëveshja me Serbinë...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kërkon dialog me opozitën, por nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesën e tyre për të tërhequr nënshkrimin nga marrëveshja me Serbinë për asociacionin e komunave serbe.
Ai vlerëson se me nënshkrimin e marrëveshjeve të fundit me Serbinë, gjatë muajit gusht në Bruksel, vetëm e ka vazhduar procesin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve të arritur në prill të vitit 2013, prandaj kërkesën e opozitës e sheh si të kundërligjshme.
Mustafa po ashtu nuk vlerëson se Kosova aktualisht ndodhet në krizë institucionale edhe pse opozita ka bllokuar punimet e kuvendit pasi kërkon që ai të tërheq nënshkrimin.
