Botë
Jemeni ndërpret marrëdhëniet me Iranin
02.10.2015 19:32
Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin...

Televizioni shtetëror ka raportuar për këtë lajm, pa ndonjë shpjegim tjetër.
Bahreini ka tërhequr ambasadorin e tij nga Irani, më 1 tetor.
Arabia Saudite dhe partnerët e koalicionit në mars të këtij viti kanë intervenuar në Jemen, për të kthyer në pushtet qeverinë në ekzil, pas marrjes së pushtetit nga grupi Huthi, i cili ka përkrahjen e Iranit./evropaelire
