Botë
Shkatërrohet grupi prej 17 kryengritësve kurd në rrethin e Dijarbakërit
02.10.2015 21:24
Një grup prej 17 kryengritësve janë vrarë nga forcat turke të sigurimit në qytetin Silvan, në rrethin Dijarbakir, ku hyri në fuqi ora policore...

Forcat e sigurisë kanë kryer operacion anti-terrorist në rajon, pasi dje luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) vranë dy ushtarë turq.
Në Silva janë dërguar forca speciale, si dhe snajperista, të cilët me ndihmën e helikopterëve ushtarakë kryen operacion për pastrimin e zonës nga terroristët.
Në operacion deri më tani është shkatërruar grupi prej 17 personave. Kohë pas kohe në rajon ka përleshje në mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të PKK-së./mia
