Maqedoni

Pika pagesore Petrovec nuk do të funksionojë deri në orën 18

03.10.2015 12:02

Pika pagesore Petrovec sot nga ora 5 deri në orën 18 do të jetë e mbyllur për shkak të xhirimit të filmit "A fond" të shtëpisë produktive franceze "Çik films"...

Pika pagesore Petrovec sot nga ora 5 deri në orën 18 do të jetë e mbyllur për shkak të xhirimit të filmit "A fond" të shtëpisë produktive franceze "Çik films", por në këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të qarkullimit në autostradë.
 
Sipas njoftimit nga "Çik films" dhe "Produksionit Manifaktura" pika pagesore Petrovec do të jetë e mbyllur në dy drejtimet.
 
"Autostrada nuk do të mbyllet për qarkullim, por do të ketë sinjalizim përkatës rrugor, i cili udhëzon në qarkimin rreth e rrotull, duke shmangur pikën pagesore, e cila nuk do të kryejë pagesë", kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë./MIA