Maqedoni

Fillon Fesrtivali i tetë i pantomimës dhe tatrit fizik "Panfiz"

03.10.2015 12:25

Me interpretimin e shfaqjes "Burrat janë më ndryshe, por edhe gratë gjithashtu" të artistit të pantomimës Damir Dantes nga Zvicra....

Me interpretimin e shfaqjes "Burrat janë më ndryshe, por edhe gratë gjithashtu" të artistit të pantomimës Damir Dantes nga Zvicra, sonte në Teatrin Komedia do të hapet Festivali i tetë internacional i pantomimës dhe teatrit fizik "Panfiz 2015".
 
Në Festival, i cili do të zgjasë deri më 7 tetor, do të interpretohen tr shfaqje nga sfera e teatrit fizik dhe dy shfaqje nga fusha e pantomimës.
 
Shfaqjet o të interpretohen edhe në Teatrin e Dramës dhe në skenën e vogël të Operës dhe Baletit të Maqedonisë.
 
Në mbylljen e "Panfiz 2015" më 7 tetor në skenën e vogël të OBM-së do të interpretohet shfaqja "Piesa për dy" e Aleksandros Mihail, teatri nga Greqia.
 
Pas shfaqjes do të ndahet edhe çmimi i Festivalit në lartësi prej 300 eurov.Biletat shiten me çmim prej 100 denarëve. Festivali është i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.