Maqedoni
Promovimi i nismës "Ndërtojmë ura"
03.10.2015 12:46
Mbi 700 nxënës të tridhjetë shkollave nga Maqedonia do të marrin pjesë në ngjarjen promovuese "Ndërtojmë ura", mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup....

Nxënësit kanë qenë shfrytëzues të grantit prej fondit "Ndërtojmë ura" dhe në ngjarje do të marrin pjesë me këngë të përbashkëta, shfaqje teatrale, aktivitete sportive dhe pika në vallëzim.
Fondi "Ndërtojmë ura" ofron grante për komunat, shkollat nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta midis bashkësive të ndryshme.
Fondi është nismë e përbashkët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ambasadës së Zvicrës dhe Holandës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup./MIA
