Maqedoni
Maqedonia pret raportin e progresit, notë pozitive për marrëveshjen e përzhinës
03.10.2015 13:29
Bashkimi Evropjan në raport progresin për Maqedoninë do të shënojë notë të lartë pozitive lidhur me arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës...

Bashkimi Evropjan në raport progresin për Maqedoninë do të shënojë notë të lartë pozitive lidhur me arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës dhe fillet e implementimit të saj, por kjo nuk është shpërblim i cili do t’ i hap rrugën vendit për të caktuar datë për fillimin e bisedimeve, thonë burime joformale nga BE-ja.
Sipas informative nga Komisioni Evropjan, Maqedonia edhe këtë vit do të marrë rekomandim për fillimin e bisedimeve, por sipas tyre, vendi ballafaqohet akoma me çështje të hapura.
Deri më tani, nuk kemi ende draft raport për Maqedoninë, por as edhe informacione konkrete për përmbajtjen e saj, por jozyrtarisht mësohet se në raport progresin për Maqedoninë do të gjenden bojkoti i institucioneve nga ana e opozitës dhe kthimi i saj në parlament, bombat e përgjimeve dhe rasti Puç, incidenti në Kumanovë, mediat, politizimi i administrates, korrupsioni, si dhe niveli i Bisedimeve të Dialogut të Lartë me organet e shtetit, ndërsa në nivel bilateral, çështja e emrit dhe raportet me vendet kufitare, do të zënë vend në kapitullin e politikës së Maqedonisë me fqinjët.
Notë pozitive gjithnjë sipas informatave jozyrtare, Maqedonia do të merr për zhvillimin ekonomik.
Ndryshe, më 14 tetor Komisioni Evropjan do të shpalos raport progresin për Maqedoninë por edhe për vendet tjera kandidate për integrim në Bashkimin Evropjan.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
