Maqedoni

Shoqatat qytetare “Aksi” dhe “Let’s Do it”: Të mbrojmë ambintin jetësorë

03.10.2015 13:57

Shoqata qytetare Aksi aga Karshiaka në bashkëpunim me Organizatën ndërkombëtare” Let’s Do it” punojnë në ngritjen e vetëdijes për përgjegjësinë ndaj natyrës dhe ambientit jetësorë...

Sipas Kryetarit të Shoqatës “Aksi “Afet Jashari deponia Drislla po paraqet një bombë atomike për qytetarët e Karshiakës dhë kërkon një zgjidhja sa më të shpejtë të kësaj problematike.
 
Ai bërë thirrje që pushteti qendrorë dhe ai lokal të marrin masa që kjo Kompani ose të dislokohet në vend të pabanuar ose të punojë sipas standarteve Evropiane dhe mos të dëmtojë ambientin dhe bashkë me të dhe shendetin e qytetarëve.
 
“Në terit orin e Komunës së Studeniçanit gjendet deponia më e madhe në Maqedoni e cila nuk i plotëson standartet Evropiane që të jetë një deponi.Depati public dhe akcionet që bëhen është me qëllim që udhëheqësia politike ,pushteti lokal dhe të gjithë ata që merren me sferën e ekologjisë të jenë më të vetësishëm se deponia Drislla, deponite e egra dhe ujrat e zeza të zgjidhen sa më shpejt pasi që janë në dëm të qytetarëve.Nga të dhënat që i kemi numri i madh i qytetarëve ku ka dhe fëmijë janë të sëmurë nga sëmundje të ndryshme që duhet të jetë një alarm për vetëdije ekologjike”, tha Afet Jashari, nga shoqata qytetare “AKSI”                                             
 
Gjendja ekologjike në Maqedoni është alarmantë vlerësojnë nga Lëvizja qytetare “Hajde Maqedoni”.
 
“Në Maqedoni vetëdija për mbeturinat është në nivel shumë të ulët dhe kjo mund të vlerësohet nga shumë praktika duke filluar nga deponia në Kërçovë ku deponia digjet ndërsa mbetjet shkojnë në lum prej të cilit më pas shfrytqzohet ujë për ujitje. 5-6 deponi në Maqedoni nga istitucionet evropiane janë vlerësuar se mënjeherë duhet të mbyllen pasi janë të dëmshme përr rrethinën”, tha Bllazhe Josifovski, nga lëizja qytetare “Hajde Maqedoni”                     
 
Deponia Drislla i takon Komunës së Studenicanit,Komunës së Sopishtës dhe asaj të Kisellavodës që paraqet problem për zgjedhje.
 
Sot pothuajse në 120 vende të botës janë kyqyr në aksionin ekologjik eja sëbashku të mbledhim mbeturina.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI