Maqedoni
Garazhe me kate për parkim, Shkupi ofron siguri për makinat, mungon shprehia
03.10.2015 14:31
Shkupi viteteve të fundit mundëson dhe ofron garazhe me katë për parkim të automjeteve të cilat në çdo kohë ofrojnë vende të lira për parkim...

Të gjitha kanë pajisje monitoruese dhe sigurim 24 orë, dhe gati me çmime të volitshme në treg.
Në varësi të zones, një orë parkim kushton prej 20 deri më 40 denarë. Megjithatë shumë pak qytetarë i parkojnë automjetet e tyre në këto parkingje në katë.
Edhe pse garazhet në kate janë zgjidhje më e mirë , qytetarëve akoma u mungon shprehia.
Më lehtë u vjen të parkojnë nëpër rrugë dhe trotuare se sa të hypin shkallëve të garazheve dhe të parkojnë aty.
“Ne nuk i përdorim, ne sjemi me anën tjetër.Por ka edhe këtu ? Po ne nuk dalim në qendër, ne vetëm deri këtu. Asnjëherë skeni dalur në qendër? Kemi dalur por jo me makinat tona por me taksi shkojm. Nuk din njeri ku te parkoje”
“ Makinën e parkoj ku gjej vend. Rezikojmë por e parkoj dikund sepse pagesat nuk janë sipas standardit tonë"
“Disa garazha janë të shtrenjta disa janë me çmime më të lira “
“Unë personalisht jo nuk e parkoj makinën në ato garazhe.Nuk kam pasur nevojë deri më tani”
“Unë mund tju themë se fare sikam përdor, nuk kemi nevojë për garazhet ne katë”
“Për ti paguar makinat në garazh është me drejt sepse po na pengojnë edhe neve që punojmë si taksivozitës. Edhe këtu në Pazar shumë na pengojnë edhe pse e kemi tabllën ata shkojnë edhe i parkojnë makinat” thanë qytetarët.
Në qendër të kryeqytetit egzistojnë dhjetra garazhe me katë. Në disa prej tyre ka investuar pushteti qendrorë, ndërsa në të tjerat ai lokal.
Me një pjesë prej tyre ekonomizon Qyteti i Shkupit, ndërsa me garazhet tjera në katë Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit”.
Udhëheqësit e kësaj ndërmarrje thonë se qytetarët makinat e tyre nuk i parkojnë nëpër garazhe edhe përkundër ofertave të volitshme mujore dhe vjetore për parkim.
Madje ata shprehen të brengosur për faktin se me këtë tempo të shfytëzimit të tyre shumë vështirë që mund të këthehen paratë e investuara, edhe dhjetra vitet e adhëshme, thonë nga ndërrmarrjet në fjalë.
REXHEP QAMILI
