Botë

Kunduz, nga sulmi ajror në spital nëntë të vrarë

03.10.2015 15:59

Qendra e kujdesit mjekësor e “Mjekëve pa kufi” në Kunduz, qytet në veri të Afganistanit...

Qendra e kujdesit mjekësor e “Mjekëve pa kufi” në Kunduz, qytet në veri të Afganistanit, është “dëmtuar rëndë” natën mes të premtes e të shtunës nga një bombardim, që besohet të jetë kryer nga forcat ajrore amerikane. 
 
Në këtë sulm janë vrarë 9 anëtarë të personelit, 37 janë plagosur, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur, nga një sulm ajror gjatë natës.
 
Mëtutje, është theksuar se spitali ishte qëlluar nga “sulmi ajror” derisa po zhvillohen luftime ndërmjet militantëve talibanë dhe ushtarëve të qeverisë së Afganistanit, që mbështeten nga NATO-ja, për marrjen e kontrollit në Kunduz.
 
NATO-ja tha se ndoshta ka mundur të jetë përgjegjëse. Në momentin e bombardimit, në qendrën mjekësore, që gjendet afër qendrës së qytetit të Kunduzit, gjendeshin 105 pacientë dhe 80 anëtarë të personelit, afganë e të huaj.