Maqedoni
Policia zbulon personat që helmuan nxënësit, Ademi: Nivel më të lartë të sigurisë në shkolla
03.10.2015 16:58
Tek tre persona në moshë prej 16 deri më 20 vjet është vërtetuar përgjegjësi për rastin e helmimit në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”...

Të dyshuarit ngarkohen për shkaktimin e rrezikut të përgjitheshëm, pas hetimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi penale njoftoi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.
“Për momentin akoma po punohet në dokumentimin e rastit.Sipas njohurive dhe dëshmive që janë siguruar nga masat e mara është vërtetuar përgjegjësi tek tre persona në moshë prej 16 deri më 20 vjet, dy prej të cilëvë për momentin janë nxënës në Shkollën e mesme “Arseni Jovkov” ndërsa personi i tretë është ish nxënës i kësaj shkolle.Sipas të dhënave të deritanishme tre personat ngarkohen për shkaktimin e rrezikut të përgjithëshëm, pasi të dokumentohet rasti kundër tyre do të procesohet padi penale”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së.
Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi është shrehur i kënaqur që shërbimet policore dhe hetimore kanë reaguar shpejt dhe kanë zbuluar kryerësit e rastit të cilët me me sprej të panjohur kanë spërkatur në objektin e shkollës.
Ademi njëherit vlerson se rati I shkollës së mesme Arseni Jovkov duhet të shërbej si mësim që të ngritet niveli I sigurisë në shkolla.
“Kjo ngjarje duhet tu shëbeje edhe shkollave të tjera dhe drejtorëve të tyre që më shumë të angazhohen për sigurinë e nxënësve në shkolla. Apeloj tek të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, më shumë të punojnë me prindërit , profesorët dhe nxënësit por edhe me personat që kanë të angazhuar si sigurim në shkolla”, tha Abdylaqim Ademi, ministër i arsimit.
Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe lotë sjellje.
FLORIJE BEBULI-KAMBERI
