Maqedoni

Hapet ekspozita e piktorit Dritan Bocku

03.10.2015 17:30

Pejsazhe të ndryshme nga dibra deri në Mavrovë të pikturuara në pëlhurë u pozuan në hamamin e qytetit të Dibrës...

Pejsazhe të ndryshme nga dibra deri në Mavrovë të pikturuara në pëlhurë u pozuan në hamamin e qytetit të Dibrës në ekspozitën e hapur nga piktori Dritan Bocku e cila me 34 piktura për 5 ditë me rradhë para qytetarëve dhe nxënësve do të krijojë freski dhe rit edhe më shumë imazhin turistik të Dibrës. 
 
Fillimisht dashamirësit e pranishëm të artit-pamor i përshëndeti  Kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata.
 
Krahas bukurive të shumta të natyrës të paraqitur nga tabloja e Dritanit talenti i tij i rrallë shpalos bukur në pëlhurë edhe monumente të trashëgimisë kulturor siç janë urat e vjetra dhe hamami i vjetër i qytetit.
 
Për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore kryetari i shoqatës “Art-kult 57” Arben Jajaga shpreh falenderim për Ministrinë e Kulturës së RM-së e cila është sponsor I këtij eventi.
 
Në këtë ekspozitë bie në sy shtrirja e ëmbël e ngjyrave në pëlhure ku pejsazhet dhe monumentet kulturore të japin gjallëri dhe emocjon mbresës.
 
ATLI DEMA