Maqedoni

Votimi i diasporës, në tryezën e grupit punues

03.10.2015 17:39

Do të votojë diaspora në tre njësitë zgjedhore jashtë vendi apo do të duhet të vijë të votojë në Maqedoni?!

Votimi i diasporës ishte pika e vetme e rendit të ditës, në seancën e sotme të Grupit të punës.
 
Brukseli po humb durimin nga numërimi në vend për dy javë rresht, në bisedimet e Grupit të punës rreth Kodit zgjedhor. 
 
Jozyrtarisht mësohet se ndërmjetësi Piter Van Hojt ngul këmbë që çështja e mandateve të diasporës të mbyllet sot, për të hap rrugë për cështjet e tjera nga pakoja zgjedhore.
 
Partitë politike, varësisht nga përvoja e deritanishme me zgjedhjet në diasporë, kanë ndërtuar qëndrimet e tyre që rezultojnë të ngurta.
 
VMRO DPMNE-ja, e cila në të gjitha ciklet zgjedhore ka fituar të gjitha mandatet në diasporë, nuk do ndryshme në këtë pjesë të Kodit Zgjedhor, përkatësisht kërkon që tre njësitë zgjedhore në diasporë të mbeten edhe më tej, madje kërkon edhe rritjen e numrit të mandateve nga tre në 20. 
 
BDI, e cila, deri tani, nuk ka siguruar asnjë mandat deputeti nga diaspora, kërkon heqjen e njësive zgjedhore në diasporë.
 
Sipas kësaj partie diaspora duhet të votojë në mënyrë elektronike ose me postë për listat e deputetëve në njësitë zgjedhore përkatëse brenda vendit.
 
Ndërkaq, LSDM-ja propozon prag prej të paktën 6500 vota për fitimin e mandateve në diasporë. 
 
SHPËTIM NUREDINI